Ballina Flash

Në Mars prodhohet për herë të parë oksigjen

KALIFORNIA, 25 prill /ATSH-ANSA/- Për herë të parë, oksigjeni prodhohet në planetin Mars.

”Prodhimi i oksigjenit u realizua nga një instrument në bordin e roverit të së NASA-s, Moxie, i cili e realizoi nga atmosfera e planetit, e përbërë nga 96% dyoksid karboni”, njoftoi NASA.

Në këtë eksperiment të parë, i cili ndodhi disa ditë pas fluturimit të suksesshëm të dron-helikopterit Ingenuity, u nxorën vetëm 5 gramë oksigjen, aq sa një qenie njerëzore të merrte frymë 10 minuta, por qëllimi i Moxie është të prodhojë deri në 10 gram të oksigjenit në orë.

“Megjithëse ky demonstrim teknologjik sapo ka filluar, ai mund të hapë rrugën për mundësinë e bërjes së trillimeve shkencore një realitet”, vëren agjencia amerikane e hapësirës, NASA./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonaj voton dhe bën thirrje për pjesëmarrje
Artikulli tjetërANKARA – Turqia hedh poshtë deklaratën e presidentit amerikan Biden