Ballina Bota

COVID-19 – Japonia shpall gjendjen e re të jashtëzakonshme, spitalet nën presion

TOKIO, 23 prill /ATSH-DPA/ – Japonia shpalli një gjendje tjetër të jashtëzakonshme në Tokio dhe tre prefektura të tjera nga sot pasi rajonet përballen me një valë të re të infeksioneve të koronavirusit.

Kryeministri Yoshihide Suga pritet të bëjë njoftimin për një gjendje të tretë të jashtëzakonshme në Tokio dhe prefekturat perëndimore të Kiotos, Osaka dhe Hyogo, vetëm tre muaj para fillimit të Olimpiadës së shtyrë në kryeqytet.

“Nuk është e lidhur me Lojërat Olimpike”, tha të enjten presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bash, duke iu referuar gjendjes së mundshme të jashtëzakonshme në Tokio.

”Spitalet në të katër prefekturat janë nën presion nga një rritje e rasteve të koronavirusit”, sipas zyrtarëve.

Dje, Osaka raportoi 1 167 infeksione të reja, duke tejkaluar 1 000 raste për të tretën ditë radhazi, për shkak të përhapjes së shpejtë të varianteve të reja të virusit.

Tokio konfirmoi 861 raste të reja, shifra më e lartë ditore në gati tre muaj.

Në qytete të mëdha si Tokio, pothuajse të gjithë mbajnë një maskë në publik, por trenat e udhëtarëve janë plot dhe restorantet dhe dyqanet po bëhen më të ngarkuar. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNju Jorku padit ”ExxonMobil”, ”Shell” dhe BP për reklama të rreme të biznesit
Artikulli tjetër“Ishte dikur Tirana”, rrugëtimi në politikë i Edi Ramës