Ballina Bota

COVID-19 – Austria synon rihapjen e përgjithshme në mes të majit

VJENË, 23 prill /ATSH-AFP/ – Qeveria austriake njoftoi sot një rihapje të përgjithshme të restoranteve, hoteleve dhe vendeve të kulturës në mes të majit, gjashtë muaj pas mbylljes së tyre.

“Ne do të jemi në gjendje të marrim masa për t’u rihapur në një mënyrë të kujdesshme nga 19 maji”, tha për gazetarët kancelari konservator Sebastian Kurz.

“Do të jetë gjithashtu e mundur të organizohen sërish ngjarje publike me një limit prej 1 500 pjesëmarrësish brenda dhe 3 000 persona jashtë”, shtoi ai.

Që nga shfaqja e pandemisë, më shumë se 10 000 vdekje janë regjistruar në Austri, që ka vendosur disa bllokime./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarata e LSI-së/PS: Korça nuk mund të jetë kurrë shtëpia juaj
Artikulli tjetërInvestimet në Durrës nga parku me energji diellore, te porti turistik/ Rritje e vlerës së pronës dhe e punësimit