Ballina Bota

PRAGË – Republika Çeke dëbon diplomatë të tjerë rusë

PRAGË, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, njoftoi sot synimin e tij për të zvogëluar më tej trupin diplomatik rus në Pragë, për të ekuilibruar praninë e përfaqësuesve në të dy vendet.

“Si rezultat i Nenit 11 të Konventës së Vjenës ne po kufizojmë numrin e diplomatëve rusë në Pragë që të përputhet me numrin aktual të diplomatëve çekë në Moskë”, tha Kulhanek.

Deri më tani, Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë që besohet të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete ruse.

Moska i është përgjigjur duke dëbuar 20 çekë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Osmani pas takimit me Maas: Dialogu ka nevojë për një rishqyrtim dhe jo vazhdimësi
Artikulli tjetërKosovë/ Vaksinohen 3072 të moshuar