Parashikimi i motit, e enjte 22 prill 2021

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare, deri në orët e mesditës. Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta fillimisht në zonën e jugut në orët e pasdites dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/16 diell re/shi
Kukës 1/13 diell re/shi
Lezhë 4/16 diell re/shi
Dibër 2/11 diell re/shi
Durrës 6/17 diell re/shi
Tiranë 7/17 diell re/shi
Elbasan 4/17 diell re/shi
Berat 6/18 diell re/shi
Vlorë 7/17 diell re/shi
Korcë 0/15 diell re/shi
Gjirokastër 5/17 diell re/shi
Sarandë 5/17 diell re/shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.