Spiropali: Opozita në panik nga humbja, po nxit krimin me paramilitarë

TIRANË, 22 prill /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan.

Ajo theksoi se opozita e ka humbjen e sigurt dhe është në panik.

“U janë errur sytë dhe u është mpirë truri nga humbja e sigurtë. Janë aq të pashpresë, aq të tërbuar, aq të panikosur, sa për ta rrëmbyer pushtetin nuk ndalen para asnjë krimi. Janë gati të organizojnë paramilitarë, të vrasin, të justifikojnë vrasjen, të mbajnë fjalime mbi trupin e viktimave. Nuk e kanë idenë e fitores me votë. Njohin vetëm kërcënimin, vetëm dhunën, vetëm krimin”, u shpreh ajo.

Po ashtu Spiropali i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Ngushëllime familjes së viktimës! Shërim të shpejtë të plagosurve! Durim dhe qetësi edhe pak ditë. Shqipëria e të ardhmes do fitojë”, u shpreh ajo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.