Ballina Flash

“Pa koment”/ Fushata elektorale e PS dhe PD

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje pa koment nga fushata elektorale që po zhvillon Partia Socialiste dhe nga fushata e Partisë Demokratike.

“Pa koment”, tha Rama, ndërsa ndau foto nga takimi elektoral i Partisë Socialiste dhe një tjetër foto nga takimet e Partisë Demokratike.

Në foton e takimit elektoral të fushatës së PS-së duket qartë respektimi i rregullave antikovid, ndërsa në takimin elektoral të PD-së nuk janë respektuar rregullat bazë të distancimit social dhe evitimit të grumbullimeve.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdalimi i dhunshëm i disa iftareve nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës”/ Çmenduri e padëgjuar
Artikulli tjetërXhaçka në Dvoran: Vota e së djelës për të ardhmen e fëmijëve e familjeve tuaja