Ballina Flash

​Maas: Idetë për ndryshim kufijsh të rrezikshme

PRISHTINË, 22 prill/ATSH/- Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se idetë për ndryshim të kufijve në rajonin ballkanik janë jorealiste dhe të rrezikshme.

Pas takimit me Vjosa Osmanin, Maas tha se idetë për ndryshim kufijsh janë të rrezikshme

“Unë sot kam theksuar mbështetjen tonë të pakusht për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë kam dëgjuar edhe temat që janë të rëndësishme për njerëzit në Kosovën në këtë proces. BE mund të jap kontribut që këto çështje të zgjidhen. Idetë dhe çështjet që janë shprehur kohët të fundit se çështjet mund të zgjidhen me vizatim të vijave janë jo realiste dhe ide të rrezikshme. Ne e konsiderojmë edhe ide të rrezikshme”, tha ai.

Përmes një konference për medie, Maas premtoi edhe mbështetje ndaj Kosovës që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë.

“Unë i kam shprehur presidentes edhe një se qëndrimi i qeverisë së Gjermanisë është shumë i qartë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Ne do të angazhohemi që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë për Kosovën”, tha ai.

Ndërkohë tha se javën e ardhshme platformës COVAX do t’i shtohen edhe 100 mijë doza të reja.

“Kontingjentit të platformës COVAX në javën e ardhshme atyre do t ‘i shtohen edhe 100 mijë doza të tjera. Ne do t’i mbështesim edhe më tej që ju ta vaksinoni popullsisë tuaj”, u shpreh ai. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana e 25 prillit lokomotiva e fitores së dritës ndaj errësirës
Artikulli tjetërStruktura e mbrojtjes së votës në PD me ish-policë/ Bushati: Të ngjashme me forcat SS të ngritura në kohën e Nazizmit në Gjermani