Tirana e 25 prillit lokomotiva e fitores së dritës ndaj errësirës

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryeministrit Edi Rama publikoi sot pamje nga sheshi “Skënderbej”, ku do të zhvillohet takimi përmbyllës i Partisë Socialiste.

“Tirana e 25 prillit lokomotiva e fitores së dritës ndaj errësirës, qytetarisë ndaj barbarisë, punës ndaj dhunës, hijeshisë ndaj shëmtisë, Shqipërisë ndaj paudhësisë”, thekson Rama.

Mijëra karrige janë vendosur në sheshin “Skënderbej” duke formuar trëndafilin si simbol të PS dhe ku në qendër është një podium rrethor ku do të ngjiten folësit me radhë. /k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.