Kandidatët e PS, pritje madhështore nga banorët e Sukthit

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Kandidatëve të Partisë Socialiste të Durrësit u është organizuar një pritje madhështore nga banorët e njësisë administrative të Sukthit.

Duke i falenderuar për praninë dhe entuziazmin e tyre, kandidati Jurgis Çyrbja tha se “arsyeja pse duhet të votojmë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën në 25 prill është se Rama kryeministër di të bëjë punë më të mira, di të bëjë shkolla më të mira, di të bëjë spitale më të mirë, di të ofrojë shërbime më të mira. Prandaj ne kërkojmë nga të gjithë ju që të shkoni në qendrat e votimit dhe të votoni PS në 25 prill”.

Emiriana Sako: Sukthi me 4 shkolla të reja

Njësia administrative e Sukthit ka përfituar 4 shkolla të reja nga procesi i rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako tha se “kemi 4 shkolla në proces rindërtimi, ky dy prej tyre, shkolla e Perlatit dhe shkolla “Njazi Mastori”, kanë përfunduar. Së shpejti mbarojnë edhe shkollat “Ismet Nanushi” dhe “Dhosi Liperi”. Sako shtoi se edhe në Hamallaj kemi hapur shkollën e re e cila është një shkollë me e mirë për fëmijët e këtij fshati me kushte bashkëkohore”.

Në lidhje me procesin e rindërtimit, ajo tha se 300 familje të Sukthit marrin bonusin e qirasë, ndërsa 1000 të tjera kanë përfituar grantet e rindërtimit DS1, DS2 dhe DS3.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.