“100 arritje në 4 vjet”/ Rritje me 36.4% e pagës minimale, zerim i tatimit mbi fitimin

TIRANË, 21 prill/ATSH/- Një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë ka qenë edhe rritja e pagës minimale.

Ndërsa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar ndjekësve të tij në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vjet”, me pyetjen: “me sa përqind është rritur paga minimale gjatë viteve të fundit, 20% apo 36.4%?”

Rama pohon se 36.4% është rritja e pagës minimale e cila nga 22.000 lekë në 2013 sot është rritur në 30.000 lekë dhe është zeruar tatimi mbi fitimin.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.