BRUKSEL, 21 prill /ATSH-DPA/ – Negociatorët për institucionet e BE kanë arritur marrëveshje mbi rregullat e reja të klimës, deklaruan zyrtarët nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE duke hapur rrugën për një objektiv të uljes së emetimeve prej të paktën 55%.
Përfaqësuesit e 27 qeverive, Parlamentit Evropian dhe Komisionit Europian kanë arritur një marrëveshje pas muajsh negociata të pafrytshme pas dyerve të mbyllura.
Objektivi i ri përfaqëson një hap të konsiderueshëm nga synimi aktual i një ulje prej 40% të emetimeve nga nivelet e vitit 1990.
“Ky është një moment i rëndësishëm për BE-në dhe një sinjal i fortë për botën: angazhimi ynë për klimën do të drejtojë politikat tona gjatë 30 viteve të ardhshme”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit për Kimën Frans Timmermans.
“Kjo është një ditë e mirë për njerëzit dhe planetët”, shtoi Timmermans.
Pas më shumë se 15 orësh bisedimesh, negociatorët e Parlamentit Europian më në fund pranuan numrin që krerët e shteteve dhe qeverive të BE kishin vendosur në fund të vitit 2020.
Parlamenti Evropian kishte kërkuar vërtet një rezultat më ambicioz, përkatësisht një reduktim prej 60% të gazrave serrë dhe një metodë më rigoroze të llogaritjes. /os/























