Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 20 prill 2021

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura  shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Do të ketë edhe intervale kthjellimi. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/13 re shi diell
Kukës 2/10 re shi diell
Lezhë 6/12 re shi diell
Dibër 3/9 re shi diell
Durrës 6/16 re shi diell
Tiranë 8/15 re shi diell
Elbasan 7/13 re shi diell
Berat 7/16 re shi diell
Vlorë 7/15 re shi diell
Korcë 3/11 re shi diell
Gjirokastër 7/14 re shi diell
Sarandë 7/15 re shi diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/4/2021
Artikulli tjetërCOVID-19 – Greqia heq karantinën 7-ditore për rezidentët e BE-së dhe zonës Shengen