FOKUS – RSF: ”Vaksinim” kundër dezinformimit

PARIS, 20 prill /ATSH-AFP/ – Vaksina kryesore kundër dezinformimit është ushtrimi i gazetarisë normale, pasi kjo lloj gazetarie është plotësisht ose pjesërisht e bllokuar në 130 vende, ngrenë alarmin ”Reporterët pa Kufij” (RSF), në një kohë kur kriza shëndetësore po shton pengesat në mbulimin e lajmeve.

Sipas klasifikimit vjetor botëror për lirinë e shtypit, 73% e 180 vendeve, vlerësuar nga OJQ-ja, karakterizohen nga situata të gjykuara “shumë të rënda”, “të vështira” ose “problematike” për profesionin.

Nëse kjo pjesë e territoreve të pikturuara me të zezë, të kuqe ose portokalli në hartën botërore mbetet e qëndrueshme për një vit, vetëm 12 vende nga 180 ose 7%, kundrejt 8% në vitin 2020, tregojnë një “situatë të mirë”.

”Një zonë e bardhë që nuk ka qenë kurrë kaq e reduktuar që nga viti 2013″, sipas RSF.

“Për më tepër, pandemia e COVID-19 përfaqësoi një formë mundësie për shtetet që kanë qenë në gjendje të kufizojnë lirinë e shtypit”, theksoi sekretari i përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire.

Pandemia ka shkaktuar gjithashtu një mbyllje të madhe të aksesit në terren dhe burimeve për gazetarët, për një pjesë legjitime, kur bëhej fjalë për masat paraprake shëndetësore, por edhe të paligjshme.

”Në të dy rastet, pyetja është se a do të rihapen këto aksese?”, paralajmëron Christophe Deloire.

Situata është edhe më shqetësuese pasi gazetaria është mbrojtja kryesore kundër dezinformimit viral përtej kufijve, në platformat digjitale dhe rrjetet sociale, ndonjëherë të nxitura nga pushteti./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.