Rruga që lidh Korçën me Beratin/ Peleshi: Korridor i ri për turizmin dhe ekonominë

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Një korridor i ri hapet për turizmin dhe ekonominë e dy qarqeve tona, Korçë e Berat, me investimin e ri që nis në infrsatrukturës rrugore midis këtyre dy zonave.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kandidat për deputet i PS-së në qarkun e Korçës, bën të ditur se me mbështetjen e TAP po ndërtohet një nga akset rrugore, sa turistike as edhe historike sikurse është segmenti Qafa e Martës – Backë, që mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat.
“Më në fund ia dolëm të arrijmë mbështetjen nga TAP për të ndërtuar një segmentet rrugor, sa turistik aq edhe historik. Segmenti Qafa e Martës – Backë mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat”- shprehet Peleshi.
Peleshi shpreh falenderime për deputetet e këtyre dy qarqeve, ku kalon aksi rrugor, që lobuan për këtë projekt, ministrin e Turizmit dhe Mjedit Blendi Klosi dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe padyshim Malforin, drejtorin e TAP për Shqipërinë. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.