Parashikimi i motit, e shtunë 17 prill 2021

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi për ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të here pas hershme me intensitet të ulët deri në mesditë.

Më pas në pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar në formë shtrëngate. Në relievet malore në lartësinë 800 metër në Verilindje dhe 1200 metër në Juglindje reshje të përkohshme bore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veri e lehtë e mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/12 re shi
Kukës 5/9 re shi/bore
Lezhë 9/13 re shi
Dibër 1/7 re shi/bore
Durrës 9/16 re shi
Tiranë 9/15 re shi
Elbasan 7/14 re shi
Berat 6/15 re shi
Vlorë 10/14 re shi
Korcë 2/6 re shi/bore
Gjirokastër 3/11 re shi
Sarandë 7/13 re shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.