Ballina Bota

MOSKË – Rusia dëbon konsullin ukrainas

MOSKË, 17 prill /ATSH-DPA/ – Rusia ka dëbuar një diplomat ukrainas që shërben në Shën Petersburg, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse.

Diplomati, Alexander Sosonyuk, më herët ishte marrë në paraburgim nga shërbimi i brendshëm rus FSB-së, i akuzuar për marrjen informacioni konfidencial nga një qytetar rus.

FSB nuk ofroi detaje të mëtejshme të çështjes.

Media ukrainase raportoi se FSB e ndaloi konsullin gjatë natës.

Ministria e Punëve të Jashtme në Kiev shprehu indinjatën, me një zëdhënës që e quajti arrestimin e tij “një provokim tjetër nga Kremlini”.

Tani pritet që Ukraina të dëbojë gjithashtu një diplomat rus, si kundërpërgjigje./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar
Artikulli tjetërBasha në Shijak: Mbaroi koha e premtimeve të pambajtura, qeveria e ndryshimit u përket të gjithë shqiptarëve