Ballina Flash

Fidel Ylli zgjidhet President i KOKSH

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Fidel Ylli është presidenti më i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar.

Fidel Ylli u zgjodh sot me 40 vota pro, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Në asamblenë e ditës së sotme nuk munguan as debatet mes kandidatëve për president, me Martin Bibën që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, por kjo nuk u realizua. Ylli është zgjedhur në krye të KOKSH pa votën e FSHF dhe disa federatave të tjera.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Krujë: Rama është problemi kryesor i Shqipërisë
Artikulli tjetërMbi 7.500 efektivë policie në terren për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor