EV Electra Rise makina elektrike e çuditshme ”Made in Liban”

BEJRUT, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Dëshira për të kaluar në elektrike dhe për të treguar një makinë me të vërtetë ndryshe krahasuar me ato që qarkullojnë çdo ditë në rrugë ka ”infektuar” edhe Libanin.

Pavarësisht nga një situatë e trazuar ekonomike dhe një treg automobilistik që është praktikisht në ngërç, me vetëm 62 makina të reja të shitura në dy muajt e parë të 2021 kundrejt 1 876 në të njëjtën periudhë të vitit 2020 të prezantuara nga kompania ”EV Electra”, e cila drejtohet nga Xhihad Mohammad.

RISE do të jetë një berline elektrike e ndërtuar dhe projektuar 100% në atë vend, dhe pasi të jenë marrë homologimet, gjithashtu ajo do të eksportohet në Europë.

Prodhuesi deklaron një fuqi prej 180 kf për motorin e pasëm, përdorimin e një baterie 45 kwh dhe një çmim për tregun lokal prej 30 mijë dollarësh nga të cilat 50% mund të financohen./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.