BRUKSEL, 17 prill /ATSH-DPA/ – Banorët e Luksemburgut nga 30 deri në 54 vjeç do të mund të regjistrohen javën e ardhshme në një listë vullnetarësh që do të vaksinohen me AstraZeneca, në mënyrë rritjen e besimit ndaj kësaj vaksinë.
Aktualisht, programi i vaksinimit është i hapur për banorët e moshës 55 deri 64 vjeç.
“Do të ishte e papërgjegjshme të linim vaksina mënjanë”, tha kryeministri Xavier Bettel në një konferencë shtypi.
“Marrja e vaksinës është një zgjedhje personale, por unë do të regjistrohem për të treguar që vaksina sjell më shumë, sesa rrezik dhe frikë”, theksoi udhëheqësi liberal 48-vjeçar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria e Luksemburgut dëshiron “t’u japë të rinjve, të cilët po preken gjithnjë e më të shumë nga variantet e virusit, mundësinë për t’u vaksinuar, si edhe të sigurohet që asnjë vaksinë të mos hidhet”./ /ervo/






















