KABUL, 16 prill /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka mbërritur në Afganistan ku do të ketë një seri bisedimesh mbi tërheqjen e trupave amerikane, të njoftuar dje nga presidenti Joe Biden.
Ndërkohë, edhe BE ka përkrahur vendimin e SHBA dhe NATO për të tërhequr trupat e tij nga Afganistani deri më 11 shtator duke filluar nga 1 maji.
“Pas 20 vjetësh NATO ka zgjedhur të largohet nga Afganistani. Ministritë e Punëve të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, Forcat e Armatosura Italiane, së bashku me Palazzo Chigi, do të përpunojnë një plan për tërheqjen e trupave italiane, së cilës unë i rinovoj njohjen time të përzemërt për mbështetjen e dhënë viteve të fundit për popullin afgan”, shkruan ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio në Facebook./ /os/























