Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 400 m3/s, prodhimi ditor 20 mijë MWh

TIRANË 15 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 400 m3/s, ndërsa prodhimi është 20 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 400 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.89 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.61 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.15 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7100 MWh, në Koman 8600 MWh dhe në Vaun e Dejës 3400 MWh. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 19 fluturime të konfirmuara për të mërkurën
Artikulli tjetër“PS do fitojë mandatin e tretë”/ Do luftoj të ndërtohen ura që i japin sens tjetër bashkëjetesës mes qeverisë dhe opozitës