BRUKSEL – Von der Leyen vaksinohet kundër COVID-19

BRUKSEL, 15 prill /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot vaksinimin e saj kundër COVID-19 duke postuar një fotografi në Twitter ndërsa vaksinohej.

“Jam shumë e lumtur që u vaksinova sot me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19”, shkroi kreu i ekzekutivit të BE-së.

“Ritmi i vaksinimeve do të rritet, sepse dërgesat po përshpejtohen në BE”, shtoi ajo.

Sipas një zëdhënësi të BE-së, deri më tani janë vaksinuar shtatë nga 27 eurokomisionerët./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.