Krashi: PS 3 mandate në Qarkun Dibër

TIRANË, 14 prill /ATSH – I. Vata/ Kandidati i PS-së për qarkun Dibër, Lavdrim Krashi tha sot se PS do fitojë tre në rang kombëtar dhe 3 mandate në qarkun e Dibrës.

Në fjalën e tij në qytetin e Peshkopisë, Krashi tha se “para një muaj kryeministri Rama më kërkojë qe të kthehem nga Anglia që kam jetuar për më shumë se 27 vite dhe kur jetën e kam pas krej të rehatshme, por jo luksoze. Ishte e vështirë për mua për të marrë një vendim, por e pranova me kënaqësi dhe përgjegjshmëri këtë kërkesë, sepse pashë një sinqeritet njerëzor nga goja e Kryeministri Edi Rama”.

“Natyrshëm u konsultova me familjen dhe nuk kishte kënaqësi më të madhe kur fëmijët më thanë bërë babë, ktheju në Shqipëri se një ditë do jetojmë në Shqipërinë tonë. Në atë kohë unë nuk e doja që moto e PS do të ishte “Shqipëria  e ardhmja jonë”, siç duket fëmijët e mi kishin biseduar në distancë me Edi Ramën dhe PS”, tha ai.

Në vijim, Krashi shtoi se “Shqipëria ka bërë ndryshime rrënjësore, për sa i përket Reformës në Drejtësi apo reformës në arsim, reformës në energji, apo përballimit të të dy fatkeqësive të mëdha që e kanë thyer në mes mandatin e dytë të PS-së, që ishte tërmeti shkatërrimtarë dhe vdekjeprurës por edhe pandemia mbarë botërore”.

“E dimë se ka akoma një mal të lartë me sfida për t’u përballuar dhe ato përballohen vetëm duke punuar, vetëm me punë dhe përpjekje, jo duke ndenjur kafeneve e duke gjykuar ata që punojnë e baltosur ata që punojnë e bëjnë një punë të mirë. Kjo është motoja jonë, moto e PS”, tha ai.

Duke folur për ekipin e kandidatëve për depute në Dibër, Krashi tha se ne kemi një ekip fantastik në qarkun e  Dibrës, por dhe në të gjithë Shqipërinë, ai theksoi se do marrim 3 mandate në Dibër.

“Duke bashkëpunuar me njëri-tjetri secili kemi dhe të metat, por dhe të mirat tona. Në grup jemi të pandalshëm. Ne hyjmë në zgjedhjet e 25 prillit në një fushë futbolli si kjo sot për të luajtur në bazë të të gjitha rregullave dhe me një trajner të shkëlqyer që jeni ju. Ne në Qarkun e Dibrës do të fitojmë tre deputet për PS dhe dy për ata. Shqipëria i ka paguar haraçe të mëdha atyre që ne i kemi përballë. Në fakt unë si një udhëtar apo mërgimtar shikoj pak më ndryshe dhe nuk shikoj asnjë ndryshim në ekipin e tyre nga viti 2013, si duket ata kanë qenë në gjumë këta tetë vit, prandaj ne hyjmë në fushën e lojës për të luajtur fort duke zbatuar të gjitha rregullat dhe për t’i munduar, 3 me 2, sepse PS ka bërë shumë për Shqipërinë, por ka akoma shumë për të dhënë për Shqipërinë”, tha ai.

Në fund, Krashi tha se, “na ndajnë 10 ditë nga data e zgjedhje, 10 ditë që ne nuk do të reshtim duke shkuar katund më katund, fshat më fshat e qytet më qytet, por dhe duke trokitur në derë të çdo qytetari”.

“Ju kërkojë që për 10 ditë që kanë mbetur të gjithë në sulm për të arritur fitoren e merituar të PS-së, 3 mandate, mandati i tretë në rang kombëtar dhe tre mandate në qarkun e Dibrës”, tha ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.