Ruçi takime në Lushnjë: E bëmë këtë qytet përpunuesen dhe eksportuesen më të madhe të prodhimeve bujqësore në vend

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, njëherazi kandidat për deputet i PS-së në qarkun e Fierit zhvilloi disa takime me banorë të lagjeve të ndryshme në Lushnjë, ku theksoi se “votën tuaj për Partinë Socialiste e kemi shndërruar në rritje të prodhimit dhe të ardhurave tuaja”.

Në takimin me banorë të lagjes lagjes Karbunarë të Lushnjës, Ruç tha se “vota juaj për PS po e bën Lushnjen dhe qarkun e Fierit një pasqyrë ku shikon veten gjithë Shqipëria”.

Me banorët e lagjes “Gafur Muço”, Lushnjë, ai u shpreh se “paga minimale për gratë dhe vajzat që punojnë në sipërmarrjet e lagjes dhe të qytetit shkon nga 300 në 400 mijë lekë”.

“Bizneset e vogla, të çliruara nga taksat. Ndërsa kujdes të posaçëm adresojnë politikat e qeverisës socialiste edhe për komunitetin Rom dhe Egjyptian”

Me banorët e Bubullimës, Ruçi theksoi se “qeveria bëri realitet premtimin e naftas falas për bujqësinë ndësa vijojnë një sërë skema të mbështetjes për bujqësisnë dhe fermerët në cdo sektor”.

“Së shpejti, do të kemi projektin ujë të pijshëm 24 orë për gjithë fshatrat e njësisë”, – tha Ruçi.

Në Kolonjë të Lushnjës, mes banorëve e fermerëve që me punë të palodhur stolisin fushat e kodrinat dhe rrisin të ardhurat e tyre, ai theksoi se “Lushnjën e bëmë prodhuesen, përpunuesen dhe eksportuesen më të madhe të prodhimeve bujqësore në vend”.

“Rrisim eskportet bujqësore nga 400 milionë USD që ishin në vitin 2020,  në 1 miliardë USD në 2025”, – deklaroi ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.