Ballina Bota

BULLGARI – Pas 10 vitesh në pushtet, Borissov tërhiqet

SOFJE, 14 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri bullgar, Boyko Borissov njoftoi sot dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë së ardhshme, pas një fitoreje të ngushtë të partisë së tij konservatore në zgjedhjet legjislative në fillim të prillit.

“Unë nuk do të kandidoj për kryeministër”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook.

Ai e shpjegoi vendimin e tij me dëshirën “për të mos përçarë kombin”, ndërsa konsideroi se “nuk kishte njeri më kompetent” se ai për këtë post.

“Unë do të paraqes emrin e një kryeministri tjetër, me një orientim të qartë pro-europian dhe pro-NATO”, shtoi tha Borisov, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në pushtet që nga viti 2009 pothuajse pa ndërprerje, udhëheqësit 61-vjeçar iu desh të përballej me një valë të madhe protestash verën e kaluar kundër korrupsionit që pllakos vendin dhe lidhjeve të tij të supozuara me oligarkinë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandati i tretë për të konsoliduar reformat/ PS punon për mandatin e 20-të në Tiranë
Artikulli tjetërRuçi takime në Lushnjë: E bëmë këtë qytet përpunuesen dhe eksportuesen më të madhe të prodhimeve bujqësore në vend