Parashikimi i motit, e martë 13 prill 2021

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell në orët e para të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1500 metër të vendit do të ketë reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek në tokë ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë e fortë deri në 20 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/16 Re shi
Kukës 8/14 Re shi
Lezhë 8/18 Re shi
Dibër 7/12 Re shi
Durrës 10/18 Re shi
Tiranë 11/18 Re shi
Elbasan 10/19 Re shi
Berat 7/21 Re shi
Vlorë 10/21 Re shi
Korçë 6/15 Re shi
Gjirokastër 7/17 Re shi
Sarandë 10/19 Re shi

 

/e.m/

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.