TIRANË, 10 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten në 500 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 21 mijë MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 500 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 294.03 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.91 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.31 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 8900 MWh, në Koman 8600 MWh dhe në Vaun e Dejës 4300 MWh.























