Mbi 10 mijë vaksinime në ditë/ Mjeku imunolog Sulçebe: Arrijmë kufirin mbrojtës ndaj COVID-19, “Sinovac” na mbron edhe nga variantet e reja

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Mjeku imunolog, Genc Sulçebe  deklaroi se “ka një përshkallëzim të ritmit të vaksinimit, i cili po kalon mbi 10 mijë vaksina në ditë, gjë që është shumë pozitive në mënyrë që ne të kemi një shkallë më të madhe të përhapjes së mbulimit me imunitet të shkaktuar nëpërmjet vaksinës në popullatë”.

Në intervistë televizive Sulçebe tha se “mund të themi se vaksina është i vetmi mjet për të luftuar pandeminë Sars cov 2 . Vaksina nuk është vetëm një mjet parandalues për sëmundjet infektive, por në rastin konkret edhe një mjet mjekues për të shuar këtë pandemi. Sasitë më të mëdha të vaksinave do bëjnë të mundur të kemi në mundur të vaksinojmë dhe të imunizojmë gjithë popullatën”.

me anë të vaksinimit ne arrijmë kufirin mbrojtës ndaj pandemisë që duhet të arrijë afër 75% të popullatë në mënyrë që të mos kemi përhapje, të infeksionit, ose të kemi përhapje të kufizuar të tij, pra jo epidemike por endemike, me raste të kufizuara”.

Lidhur me imunitetin e tufës, Sulçebe tha se “Akademia e Shkencave ka marrë një studim gjatë vitit 2020 në të cilën u vu re nga një përqindje prej 7.5%, që kishte mbulimi me antitrupa i popullatës, që tregon shkallën e  rritje së infeksionit në fillim të korrikut 2020 , në fund të vitit kjo shkallë shkoi në 48%. Pra kemi një  rritje mujore prej prej 6.6% të përhapjes së infeksionit”.

“Në prag të valës së tretë në qytetin e Tiranës, pra në janar, shkurt, mars, u bë i mundur imunizimi i afër 50% i popullatës, në fund të kësaj vale do të shtojë mbi 60% e imunizimit të popullatës së Tiranës. Bashkë me imunizimin e vaksinës në muajin qershor ene shpresojmë që në Tiranë do të kemi një shkallë të mjaftueshme të imunizimit të popullatës 70-75% e cila bënë të mundur të mos kemi përhapje të infeksionit”, – theksoi Sulçebe.

Sipas tij, rrethet kanë gjysmën e infeksionit të përhapjes së infeksionit, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë ka arritur imunizimin deri në 30%.

Lidhur me efektivitetin e vaksinës kineze, Sulçebe tha se “vaksina kineze “Sinovac” është krijuar për rastet kur virusi është in-aktiv. Kjo është një vaksinë klasike, e cila është përdorur edhe për vaksinimin e fëmijëve edhe të të rriturve. Kjo vaksinë nuk është e panjohur, është një vaksinë e konsoliduar”.

Mjeku Sulçebe u shpreh se “mbrojtja e saj është vërtetuar në mënyrë laboratorike. Rastet ku është përdorur vaksina kineze kanë dhënë efektivitet si në Indonezi, Turqi apo në Brazil”.

“Mbrojtja ka qenë 100 përqind kundrejt vdekshmërisë edhe nëse ka pasur raste infeksioni. Mund të mos mbrojë 100% nga shfaqja e virusit por mund të mbrojë përsa i përket shkallës së ulët të vdekshmërisë.”

Lidhur me efektet anësore mjeku Sulçebe tha se “efektet anësore të vaksinës kineze janë si të çdo lloj vaksine. Kur ka një lodhje , djersitje pas bërjes së vaksinës janë disa shenja normale dhe nëse ndodh sërish infektimi nga Covid, të vaksinuarit nuk do kenë simptoma të rënda”.

“Vaksina kineze duke qenë me virusin e plotë jep një përgjigje imunitare edhe ndaj përbërësve të tjerë. Ka shumë proteina të tjera në përbërësit e virusit, të cilat nuk ndryshojnë në variantet e reja dhe janë një garanci që përgjigjja imunitare ndaj tyre të na mbrojë edhe nga variantet e reja”, – tha Sulçebe. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.