Hakerohet kompania gjermane e testimit të viruseve

BERLIN, 9 prill /ATSH-DPA/ – Një kompani që kryente teste të shpejta antigjeni për koornavirusin në Gjermani u hakerua duke çuar në një prishje në shkallë të gjerë të të dhënave, deklaroi një kolektiv hakerash i quajtur ”Zerforschung”.

”Programi kompjuterik i kompanisë me qendër në Dortmund ”Eventus Media International” u hakerua, duke çuar në botimin e rreth 7 000 rezultateve të provave të njerëzve dhe detajet e rreth 17 000 takimeve të provave në internet”, theksoi kolektivi.

Kompania kërkoi falje për gabimin dhe tha se do t’u shkruante individualisht klientëve të prekur gjatë ditëve të ardhshme për t’i njoftuar ata për incidentin.

Pasi hakerat njoftuan Zyrën Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI), kompania me bazë në Dortmund korrigjoi shkeljen./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.