Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 610 m3/s, prodhimi ditor mbi 22 mijë MWh

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 610 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 22 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 610 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 294.02 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.89 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.06 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7500 MWh, në Koman 10 196 MWh dhe në Vaun e Dejës 4320 MWh. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSenati francez miraton ndalimin e praktikave fetare në universitete
Artikulli tjetërBardhi me gratë në Cërrik: E ardhmja e fëmijëve, më e rëndësishme se flamuri i partive