Ballina Bota

GJERMANI – Të Gjelbrit propozojnë kandidatin për kancelar

BERLIN, 7 prill /ATSH-DPA/ – Udhëheqja e Partisë së Gjelbër gjermane do të propozojë një kandidat për të pasuar kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme në 19 Prill, deklaroi menaxheri i partisë, Michael Kellner.

”Këshilli i partisë do të njoftojë se cili nga dy bashkëpresidentët e saj, Annalena Baerbock apo Robert Habeck do të drejtojë të Gjelbrit në zgjedhjet federale më 26 shtator”, theksoi Kellner.

Kandidati do të konfirmohet zyrtarisht në një samit partie i cili do të mbahet midis 11 dhe 13 qershorit.

Partia e Gjelbër është në rritje, sipas sondazheve të fundit të opinionit publik, duke ardhur menjëherë pas konservatorëve demokristianë të Merkelit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Tepelenë: Me “oligarkët” e punës në bujqësi dhe agroturizëm
Artikulli tjetërBasha me fermerët në Pajovë: Subvencionet do vijnë tek ju pa burokraci