Ballina Bota

COVID-19 – Austria synon rihapjen e jetës publike në maj

VJENË, 6 prill /ATSH-DPA/ – Austria po përgatitet të rihapë shumë sektorë të jetës publike në maj, ndërsa po del nga më e keqja e pandemisë.

Kancelari Sebastian Kurz njoftoi sot krijimin e një komisioni përkatës të përbërë nga përfaqësues të qeverisë federale, provincave dhe bashkive.

“Është gjithashtu e rëndësishme të përgatitni fazat e hapjes me kujdes dhe në kohë të duhur”, shtoi Kurz, duke theksuar se përparimi i vaksinimit për mbi 65 vjeçarët, i pritur në prill, do të rezultojë ndoshta në një lehtësim masiv të spitaleve të vendit.

Në të njëjtën kohë, bllokimi në tre provincat federale lindore u zgjat me një javë, deri më 18 prill, për shkak të zënies së lartë të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama xhiro me motor në Kolonjë: Përplasje e këndshme me një grup turistësh hungarezë të dashuruar me Shqipërinë
Artikulli tjetërBrenda vitit 34 fshatra të Kolonjës për herë të parë në histori me 24 orë ujë të pijshëm