NJU JORK, 3 prill /ATSH-AA/ – Kompania farmaceutike amerikane “Pfizer” dhe partneri i saj gjerman BioNTech njoftuan se vaksina e tyre antiCOVID-19 është efikase deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë.
“Studimi kryesor i Fazës 3 tregoi se vaksina ishte 91,3% efikase kundër COVID-19, e matur shtatë ditë deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë”, thanë kompanitë në një deklaratë të përbashkët.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e vlerësuan vaksinën 100% të efektshme kundër sëmundjes së rëndë, ndërsa Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) tha se është 95,3% efektive.
Të dhënat e sigurisë të mbledhura nga më shumë se 12 000 pjesëmarrës të vaksinuar, të cilët kishin një kohë ndjekjeje të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë, treguan “një profil të favorshëm të sigurisë dhe tolerancës”, sipas deklaratës./ /ervo/






















