Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 3 prill 2021

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të do të ndikohet nga alternime vranësirash mesatare.  Gradualisht në pjesën e dytë të ditës vranësirat dendësohen në të gjithë vendin.

Në orët e para të ditës në pjesën veriore parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët. Gjatë mesditës dhe pasdites shtrëngata të shkurtra me rrufe në veri dhe në qendër. Në momentet me temperaturat më të larta stuhi lokale shoqëruar me breshër. Në mbrëmje reshjet e shiut përfshijnë dhe jugun por me intensitet të ulët. Zagushi nga lagështira e lartë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit mesatare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/22 diell shi
Kukës 9/16 diell shi
Lezhë 9/22 diell shi
Dibër 7/17 diell shi
Durrës 8/20 diell shi
Tiranë 10/22 diell shi
Elbasan 9/22 diell shi
Berat 5/22 diell shi
Vlorë 10/22 diell shi
Korcë 7/13 diell shi
Gjirokastër 6/21 diell shi
Sarandë 7/21 diell shi

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/4/2021
Artikulli tjetërCOVID-19 – Italia në zonën e kuqe deri në fund të prillit