Ballina Bota

RIAD – OPEC+ dakord për lehtësimin gradual të prodhimit të naftës

RIAD, 2 prill /ATSH-AA/ – Prodhuesit kryesorë të naftës në botë ranë dakord mbi politikën e shumëpritur të prodhimit duke miratuar një rritje të tij në maj-qershor dhe në korrik.

Njëzetetre nëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, OPEC +, e morën vendimin gjatë takimit të 15-të Ministror përmes videokonferencës.

Grupi kishte vendosur uljen e prodhimin të tij me 7,9 miliardë fuçi në ditë, përfshirë një shtesë prej 1 milion fuçish në ditë nga Arabia Saudite.

Sipas marrëveshjes së re, grupi do të rrisë prodhimin e tij me 350 000 fuçi/ditë në maj-qershor dhe 400 000 fuçi/ditë në korrik.

Ulja shtesë e prodhimit të Arabisë Saudite do të hiqet, gjithashtu, gradualisht me një rritje të prodhimit prej 250 000 fuçi/ditë në maj, 350 000 fuçi/ditë në qershor dhe 400 000 fuçi/ditë në korrik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjyqi ndaj Beketit/ Rama: Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu, beteja vazhdon
Artikulli tjetërPëllumbi, takim me një grup gjimnazistësh: Motiv për të bërë punë më të mira për vendin