Ballina Flash

Universitetet duhet të mendojnë për krijimin e kolegjit profesional

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “universitetet duhet të mendojnë për krijimin e kolegjit profesional”.

Në fjalën e tij gjatë takimit me disa pedagoge e pedagogë pasionantë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”  të Shkodrës, tha se, “ne kemi boshllëkun që midis pjesës poshtë dhe pjesës lart o ti këtu je në një shkollë profesionale o ti duhet të bëhesh doktor shkencash”.

“Në mes duhet të krijojmë gjithë brezin e kolegjeve profesionale, unë mbaroj profesionalen, të mesmen në Shkodër për elektricist nuk dua të bëhem inxhinier elektrik, por dua të bëhem specialist i lartë që kam disa dijeni më shumë. Universiteti duhet të mendojë për krijimin e kolegjit profesional, një pjesë e këtyre nxënësve vijnë bëjnë doktor shkencash, por vijnë bëjnë dyvjeçarin, marrin diplomën e specialistit të lartë dhe bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë dhe janë pjesa më e mirë për tregun”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nëse hapim një degë ekonomi turizmi, nëse shohim turizmin sot problemin kryesor ne e kemi në mes. Ne kemi ose kamarierë ose supermenaxherë, në mes ku është një zinxhir i tërë shërbimi s’kemi njeri. Flas nga përgatitja që do të bëjë universitetit se përgatitjet pastaj i bëjnë operatorët vetë në punë e sipër”.

E fundit, tha Rama, që mua më duket më e rëndësishme është që të arrijmë t’i bashkojmë t’i integrojmë universitet tona me universitetet e huaja, por prapë ju e dini që janë gjëra që siç vijnë ikin.

“Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i Universitetit të Sienës dhe me pedagogët që ka këtu me një kombinim me pedagogë dhe me menaxhimin qendror atje të Universitetit të Sienës iu thuhet të gjithë të rinjve në Shkodër ti shkon tek Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Sienës dhe merr diplomën e Sienës për këtë numër te caktuar programesh”, – tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se, “kolegjet profesionale për specialist i lartë do i bëni vetë kurse në pjesën që është çuarja në pjesën më të lartë sikur ti të kesh një diplomë që e merr këtu dhe funksionon në të gjithë BE-në dhe funksionon në një territor më të gjerë sesa Shqipëria kjo është gjë e madhe, sepse e para njëherë të rinjtë më të mirë i mban këtu se ju e dini më mirë se unë se më të mirët kanë gjithmonë tendencën që të ikin të gjejnë një shkollë jashtë”.

“E dyta, gjithë ato para që shpenzohen nga prindërit për të mbajtur fëmijët jashtë studentë nuk do shpenzohen atje, do shpenzohen këtu një pjesë dhe një pjesë do i ngelet familjeve. E treta, duke pasur gjithë këto mundësi këtu atëherë vetvetiu krijohet një tjetër nivel në gjithë këtë sektorin privat që këta njerëz që janë të interesuar, një pjesë sepse një pjesë e mund të iki, por ama mos të jenë të detyruar të ikin, sepse nuk kanë shans këtu”, – tha Rama.

Më tej Kryeministri Rama tha se, “ju përmendët redaktorët, kjo është një nga mangësitë më të mëdha që kemi sot, është mungesa e redaktorëve. Në shtet nuk arrijmë dot që të kemi shkresa, që të tjerët të mos qeshin me ne. Në Kryeministri kemi redaktor të gjuhës, nuk firmos shkresë me gabim. Është skandal që shteti vetë, gjuhën e vet zyrtare nuk e shkruan saktë, në dokumentet e institucioneve nuk e shkruan saktë. Mund t’i vësh redaktorët në gjithë sistemin me ligj, por ku t’i gjejmë. U bë ky vend që u bënë mësues ata që nuk dinë as shkrim, as këndim. Mësuesi është figurë, nuk është një punëtor. Në këtë drejtim janë bërë goxha përmirësime”.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVokshi: Në 25 Prill kemi shansin për të votuar qeverinë që punon për njerëzit
Artikulli tjetërKryemadhi: Qytetarët paguajnë taksa më të larta se më parë