Ballina Flash

FUTBOLL – MV mposht Gjermaninë në kualifikimet për ”Katar 2022”

SHKUP, 1 prill /ATSH-AA/ – Kombëtarja e i futbollit e Maqedonisë së Veriut mundi Gjermaninë me rezultatin 1-2 në ndeshjen kualifikuese për Kupën Botërore “Katar 2022”.

Maqedonia e Veriut kaloi në epërsi me golin e Goran Pandevit në kohën shtesë të pjesës së parë, por në pjesën e dytë të ndeshjes, Ilkay Gundogan barazoi nga pika e bardhë në minutën e 63-të.

Elif Elmas shënoi golin përfundimtar për Maqedoninë e Veriut në minutën e 86-të, me çka ndeshja mbaroi me rezultatin 1-2.

Në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022, Maqedonia e Veriut ka grumbulluar 6 pikë deri më tani dhe gjendet në pozitën e dytë në Grupin J, ku garojnë edhe Armenia, Gjermania, Rumania, Islanda dhe Lihtenshtejni. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë rinjtë shqiptarë drejt Silicon Valley-t
Artikulli tjetërTOKIO – Edhe Japonia merr dozat e para të vaksinës AstraZeneca