TIRANË, 31 mars/ATSH/ Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2021, arritën në rreth 69.17 miliardë lekë me një realizim në masën 89.9 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 2.5 % më i lartë ose 1.67 miliardë lekë më shumë.
Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 11.7 % të planit vjetor.
Shpenzimet korrente dhe ato kapitale, për periudhën 2 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 88.7 % dhe 106.7 % të planit të periudhës.
Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 13.5 % dhe 5.6 % të tij.
/r.e/












