PEKIN, 30 mars /ATSH-AFP/ – Prodhuesi i telefonave inteligjentë dhe pajisjeve elektronike Xiaomi u bë sot kompania e fundit kineze që hidhet në prodhimin e automjeteve elektrike, duke njoftuar një investim prej 10 miliardë dollarësh për 10 vjet.
“Xiaomi tani do të krijojë një degë të dedikuar prodhimit të automjeteve elektrike inteligjente, me një “shumë totale investimesh gjatë dhjetë viteve të ardhshme vlerësuar në 10 miliard dollarë (8,5 miliardë euro)”, tha kompania në një deklaratë.
Si shenjë e rëndësisë që grupi i ka dhënë këtij aktivitet të ri, do të jetë vetë drejtori ekzekutiv i grupit, Lei Jun, që do ta menaxhojë këtë filial të ardhshëm.
Automjetet e reja energjetike (hibridet, elektriket) kanë marrë një hov të madh në Kinë.
Prodhuesit vendas dhe të huaj po konkurrojnë për të përfituar nga kjo pikë shitjesh./ /ervo/























