Ballina Flash

U arrestua nga dashuria për… kuzhinën italiane!

MILANO, 30 mars /ATSH-DPA/ – Policia italiane gjurmoi një mafioz të kërkuar në Karaibe me ndihmën e videove të tij të gatimit të ngarkuara në YouTube.

”Personi ishte në kërkim për trafik droge që nga viti 2014. Ai kishte ikur në Republikën Dominikane, ku njihej vetëm si Marc”, deklaroi policia.

”Në jetën e përditshme, ai kishte qenë i kujdesshëm se ku lëvizte dhe ishte si një fantazmë për hetuesit”, shtoi policia.

Sidoqoftë, sipas hetuesve, ai dhe bashkëshortja kishin krijuar një kanal në YouTube ku demonstronin gatime italiane, në të cilin kishin postuar shumë video.

Fytyra e tij nuk ishte e dukshme kurrë ne video, por policia e njohu atë nga tatuazhet.

“Dashuria për kuzhinën italiane ka bërë të mundur ndjekjen e gjurmëve të lëna në internet dhe në mediat sociale”, shtoi policia në deklaratë.

Autoritetet e Republikës Dominikane më në fund e arrestuan atë në një operacion të Interpolit.

I arrestuari u soll me aeroplan në aeroportin e Milanos./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta vlerëson figura të shquara drejtuese të sportit shqiptar
Artikulli tjetërKryemadhi në Kamëz: Angazhimi i grave dhe vajzave prioriteti ynë, kryeministri i paaftë për menaxhimin e situatës