Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/3/2021

BOTA – Dita Botërore e Çrregullimeve Bipolare.

MADRID (Spanjë) – Hiqen kufizimet për pasagjerët që mbërrijnë nga Britania e Madhe.

GJERMANI – Hyrja në fuqi e testeve të detyrueshme Covid-19 prej më pak se 48 orë për udhëtarët që vijnë nga jashtë me aeroplan.

MINSK (Bjellorusi) – Fillon prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V kundër Covid-19.

BARCELONË (Spanjë) – Indipendenti Pere Aragonès po përpiqet përsëri të zgjidhet president rajonal nga parlamenti katalanas.

PUURS (Belgjikë) – Mbreti Philippe viziton një fabrikë Pfizer-BioNTech.

BERLIN (Gjermani) – Fjala nga Armin Laschet, udhëheqësi i partisë CDU.

STRASBURG (Francë) – GJEDNJ shqyrton ankesën në lidhje me kushtet e paraburgimit të njërit prej vrasësve të pretenduar të gazetares malteze Daphné Caruana Galizia.

BRUKSEL (Belgjikë) – Refugjatët sirianë: njoftimi i shumës së ndihmës së mbledhur në fund të Konferencës së Donatorëve të organizuar nga OKB dhe BE.

UASHINGTON – 40-vjetori i sulmit ndaj presidentit të SHBA Ronald Reagan.

UASHINGTON – Fjalimi i shefes së FMN-së Kristalina Georgieva për ekonominë globale.

GUNMA (Japoni) – Faza e tretë e stafetës së Pishtarit Olimpik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të patentave hyn në fuqi
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë 30 mars 2021