Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 30 mars 2021

TIRANE, 30 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore. Më pas do të dominojë kthjellimi. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet e larta malore do të ketë reshje shiu të izoluara.

Mjegull, mjegullinë do të ketë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 12-15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/21 re diell
Kukës 4/15 re diell
Lezhë 6/21 re diell
Dibër 2/15 re diell
Durrës 5/20 re diell
Tiranë 6/21 re diell
Elbasan 5/22 re diell
Berat 0/22 re diell
Vlorë 4/21 re diell
Korçë 1/13 re diell
Gjirokastër 1/23 re diell
Sarandë 5/20 re diell

 

/e.m/

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/3/2021
Artikulli tjetërBM – 62% më pak infeksione vetëm pas dozës së parë me AstraZeneca