Ballina Bota

GJENEVË – OKB: Mbështetje nga konferenca e donatorëve për Sirinë

GJENEVË, 25 mars /ATSH-DPA/ – OKB bëri thirrje sot për një mbështetje bujare për pesë vendet me më shumë refugjatë sirianë nga konferenca e donatorëve e planifikuar në Bruksel javën e ardhshme.

“Për programet në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt do të duheshin 5,8 miliardë dollarë”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Nëse nuk mund të gjejmë burime për këto programe në mënyrën e përshtatshme, nuk mund të përjashtojmë më shumë lëvizje të popullsisë,” paralajmëroi ai.

Në këto pesë vende, që presin 85 % të të gjithë refugjatëve sirianë. rreth 5,5 milionë refugjatë dhe 4,8 milionë persona në nevojë mbështeten në përkrahjen e donatorëve.

BE po koordinon konferencën e donatorëve, që do të mbahet më 29-30 mars./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandati i tretë, që taksa e sheshtë të mos kthehet si fantazëm kërcënuese/Berisha, Meta e Kryemadhi nuk mund ta tërheqin më zvarrë Shqipërinë
Artikulli tjetërNga shëndetësia tek arsimi, bujqësia e shërbimet dixhitale/ Reformat që përmbyllen në mandatin e tretë