Ballina Bota

PEKIN – Kina kundërshton sanksionet e BE kundër zyrtarëve

PEKIN, 23 mars /ATSH-DPA/ – Ministria e jashtme kineze thirri kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Pekin për të protestuar mbi sanksionet kundër zyrtarëve kinezë për trajtimin e popullsisë, kryesisht myslimane, ujgure.

”Nicolas Chapuis u thirr për bisedime”, theksoi ministria në një deklaratë, duke shtuar se ”masat ndëshkuese ishin të bazuara në gënjeshtra dhe informacione të rreme”.

”Sanksionet janë në kundërshtim me realitetin”, tha Qin Gang.

”Kina po i kërkon BE të korrigjojë vendimin e saj në mënyrë që të mos dëmtojë më tej marrëdhëniet kino-europiane”, shtoi deklarata.

BE sanksionoi katër zyrtarë kinezë dhe një njësi ekonomike në rajonin perëndimor të Xinjiang që synonin ngrirjen e pasurive të tyre dhe ndalimin e udhëtimeve.

Këto janë sanksionet e para të tilla kundër Kinës që nga masakra e sheshit ”Tienanmen” në 1989.

Brenda disa orësh, Pekini u kundërpërgjigj duke vendosur sanksione mbi 10 ligjvënës europianë dhe katër institucione europiane. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBonusi i bebes/ 77 692 familje përfituan që prej fillimit të programit
Artikulli tjetërXhafaj: Para reformës në drejtësi ne ishim një republikë e cunguar, një mall që blihej dhe shitej në pazar, sistemi i ri foshnjë që sapo ka nisur të ecë