Ballina Flash

Dibër/ Vijon puna për të hapur rrugët rurale nga bora

TIRANË, 23 mars /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Dibrës vazhdon punën për pastrimin e rrugëve rurale nga akulli dhe bora.

Ekipet dhe mjetet e bashkisë Dibër janë në terren dhe bënë të mundur hapjen e rrugës së njësisë administrative Selishtë, si dhe vazhdojnë punë në njësitë administrative Arras, Luzni.

Lajmi bëhet i ditur nga bashkia Dibër e cila njofton se që mbrëmë deri në orët e vona ekipet dhe mjetet e angazhuara në terren bënë të mundur hapjen e rrugës së njësisë administrative Selishtë ku trashësia e dëborës arrin në disa dhjetëra centimetra, e njëkohësisht vazhdon puna për hapjen e rrugëve të brendshme të fshatrave të kësaj njësie.

“Po punohet edhe në njësitë administrative Arras, Luzni, e do të vijojë në të gjitha njësitë e fshatrat e bashkisë Dibër deri në hapjen e çdo segmenti rrugor e normalizimin e situatës”, thuhet në njoftim. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj takon zv.kryeministrin Artan Grubi/ Ftesë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për t’u regjistruar
Artikulli tjetërKQZ/ Vendoset regjistrimi i listës shumëemërore të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim