Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 380 m3/s, prodhimi ditor mbi 20 mijë MWh

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 380 m3/s, ndërsa prodhimi është 20 863 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 380 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-t të Fierzës është 292.45 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-t të Komanit është 172.84 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-n e Vaut të Dejës është 73.89 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-n e Fierzës është 7820 MWh, në Koman 8743 MWh dhe në Vaun e Dejës 4300 MWh. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga tatimi mbi të ardhurat personale arkëtohen 6.4 miliardë lekë
Artikulli tjetërTë ardhurat nga tatimi mbi fitimin 3.7 miliardë lekë