SHKUP, 21 mars /ATSH-AFP/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 25 viktima dhe 642 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 119 378, ndërsa numri i vdekjeve në 3 473.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 524 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 100 774 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 590 276 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.730 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 15 131./ /ec/






















