Parashikimi i motit, 17 mars 2021

TIRANË, 16 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e nesërme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime, por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Vranësirat do të bëhen më tepër prezente gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurtër në formë shtrëngatash. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobta dëbore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa hera-herës era e vrullshme deri në 15-18m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore. Valëzimi në dete i forcës 1 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:                

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/13 Diell shi
Kukës -1/8 Diell shi
Lezhë 7/12 Diell shi
Dibër -2/6 Diell shi/borë
Durrës 7/14 Diell shi
Tiranë 6/14 Diell shi
Elbasan 4/13 Diell shi
Berat 2/14 Diell shi
Vlorë 6/14 Diell shi
Korcë -1/8 Diell shi/borë
Gjirokastër 2/13 Diell shi
Sarandë 7/14 Diell shi

          

                 

          

                         

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.