Ballina Bota

LONDËR – BM rrit tavanin e arsenalit bërthamor

LONDËR, 16 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike ka vendosur të rrisë tavanin e arsenalit të saj bërthamor, për herë të parë që prej rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, në përfundit të rishikimit strategjik, përsa i përket sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së huaj, publikuar sot.

Britania e Madhe ka vendosur ta rrisë atë nga 180 në 260, një rritje me rreth 45%, tavani maksimal i rezervave të saj të kokave bërthamore, sipas këtij rishikimi që do të prezantohet nga kryeministri konservator Boris Johnson.

Kryeministri konservator do të prezantojë sot përfundimet e këtij rishikimi strategji për mbrojtjen, sigurinë dhe politikën e jashtme të Britanisë së Madhe, për herë të parë që prej fundit të periudhës së tranzicionit pas daljes nga Bashkimi Europian, që do të përcaktojë linjën qeveritare për dekadat e ardhshme.

Kjo po ndodh në një moment kur Londra po ripozicionohet, që prej Brexit, si një fuqi e pashmangshme në skenën ndërkombëtarem sipas konceptit të “Global Britain”.

Sipas “Guardian”, raporti prej më shumë se 100 faqe justifikon ndryshimin e metodologjisë përsa i përket arsenalit bërthamor nga një gamë në rritje e kërcënimeve teknologjike dhe doktrinale./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore/ Kontrolle të shtuara në gjithë vendin, masë administrative për 4666 drejtues mjetesh
Artikulli tjetër”Daily Mail” – Italia: Pezullimi i AstraZeneca-s një veprim politik